Drejtorët me emra të pazakontë e drejtojnë biznesin më me sukses

Ndryshe

Drejtorët me emra të pazakontë e drejtojnë biznesin më me sukses

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 07:57
Ilustrim

Nëse po kërkoni një qasje jokonvencionale ndaj biznesit, zgjidhni një CEO me një emër të pazakontë

Sipas hulumtimit të kryer nga psikologu David H. Zhu nga Universiteti i Arizonës, kompanitë janë të prirura për njerëz të tillë.

Duke analizuar të dhënat e 1.172 ndërmarrjeve publike gjatë 19 vjetëve, ai arriti në përfundimin se strategjitë e njohura të ndërmarrjeve lidhen me emrat e pazakontë të drejtorëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e kaluara kanë treguar se sukseset organizative kanë të bëjnë me liderët për sa u përket vlerave, përvojave dhe karakteristikave demografike, por jo me emrin e tyre.

Personat me emra të pazakontë shpesh ndryshojnë nga moshatarët e tyre. Dhe ndërsa shumë persona nuk kanë besim për të treguar se sa unikë janë, ata në pozicione drejtuese do ta bëjnë këtë.

CEO-të me emra të pazakontë, janë të motivuar të diferencohen nga CEO-të e tjerë, gjë që ndikon në diversitetin strategjik në të cilin strategjia e tyre e biznesit ndryshon nga konkurrenca.

Hulumtimet kanë treguar që drejtorët me emra të pazakontë miratojnë strategji që devijojnë nga normat e industrisë, duke çuar në strategji të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat