Zbulohen skelete të pesë mamutëve nga Epoka e Akullnajave

Ndryshe

Zbulohen skelete të pesë mamutëve nga Epoka e Akullnajave

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:27
Biologu evolucionar dhe profesor Ben Garod

Skeletet e pesë mamutëve nga koha e Epokës së Akullnajave, të ruajtura mirë, u zbuluan pranë qytetit anglez Swindon, për habinë e arkeologëve dhe paleontologëve.

Pranë Swindonit, janë zbuluar mbetjet e mëdha të dy të rriturve, dy të vegjëlve dhe një foshnje që enden 200 mijë vjet më parë, së bashku me mjetet e përdorura nga Neandertalët, të cilët ndoshta gjuanin këto kafshë 10 ton.

Sipas “Guardian”, pritet që të gjenden edhe më shumë mbetje, pasi vetëm një pjesë e kantierit të madh, një gurore zhavorri, është gërmuar dhe duke gjykuar nga cilësia e gjetjeve, vendi është një “minierë ari”.

Thuhet se ky zbulim do të ofrojë të dhëna të reja se si paraardhësit tanë neandertalë kanë jetuar në kushte të vështira në territorin e Britanisë së Madhe të sotme gjatë Epokës së Akullnajave, një periudhë e parahistorisë për të cilën dihet pak.

Biologu evolucionar dhe profesor Ben Garod tha se ky është një nga zbulimet më të rëndësishme në paleontologjinë britanike. Ai gjithashtu theksoi se është shumë e rëndësishme që tani të dimë se si ndryshimi i klimës ka ndikuar në mjedis, ekosistemet dhe speciet bimore dhe shtazore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat