Arkivol prej kërpudhash

Ndryshe

Arkivol prej kërpudhash

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 09:07
Bob Hendikx

Një arkivoli të zakonshëm i duhet shumë vite për t'u dekompozuar plotësisht. Për ta përshpejtuar këtë proces dhe për ta bërë më miqësor ndaj mjedisit, një shkencëtar holandez ka shpikur një lloj “arkivoli të gjallë”.

Bob Hendikx krijon arkivolë prej sporesh kërpudhash të rritura në laborator. "Mendoj se David Attenborough apo Greta Thunberg do të jenë fansa të arkivolit tim prej kërpudhash. Kjo është një shpikje për njerëzit që mendojnë për brezat e ardhshëm. Për ata që duan që pas vdekjes të bëhen sërish një me natyrën dhe ta pasurojnë tokën si pleh organik në vend që ta ndotin atë”.

Dizajneri i ri e shpiku arkivolin prej kërpudhash rastësisht, ndërsa studionte arkitekturë dhe merrej me materiale organike ndërtimi. Kërpudhat janë të gjithanshme: "Kërpudhat i rikthejnë tokës jetë. Ato rriten shpejt dhe për këtë nuk kanë nevojë për energji elektrike, ngrohje apo dritë. Përkundrazi, duke u rritur ato madje thithin CO2 . Kjo do të thotë: sa më shumë njerëz të varrosen në arkivolë të tillë, aq më mirë për tokën!" - thotë Bob Hendikx.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Kërpudhave u duhen vetëm shtatë ditë për t'u rritur në formën e parafabrikuar të një arkivoli. Sipërfaqja duket si një jastëk prej kadifeje. më pas sipërfaqja thahet për të ndaluar rritjen e tyre dhe kërpudhat flenë. Arkivoli duket si një kuti e bërë me bukë peshku dhe peshon pak - por është 100 për qind një produkt natyral.

Deri tani në Holandë janë bërë më shumë se 100 varrime në një arkivol kërpudhash. Arkivolin e parë të këtij lloji e shiti vitin e kaluar për varrimin e një gruaje 82-vjeçare, John van Kasterop. Arkivoli prej kërpudhash kushton 1.500 euro - pra relativisht lirë për një arkivol.

"Unë nuk mendoj se njerëzit zgjedhin një arkivol të tillë prej kërpudhash për arsye financiare, por sepse vërtet duan të japin një shembull për pjesën tjetër të botës: Të gjithë duhet të kontribuojnë me diçka për të lënë një gjurmë sa më të vogël në këtë planet." - thotë John van Kasterop, i cili ka një agjenci shërbimesh funerale.

Image
Foto ilustrim

Në mbarë botën çdo ditë vdesin rreth 160.000 vetë. Dhe ata lënë gjurmë jo vetëm në zemrat e njerëzve të dashur, por edhe në formë lëndësh toksike. Shpërdorimi më intensiv i burimeve ndodh kur dikush varroset në mënyrën klasike në një arkivol prej druri. Mijëra tonë dru, çelik, bronz dhe bakër, që nevojiten për arkivolet, përfundojnë kështu çdo vit nën tokë. Problematike janë edhe djegiet e kufomave, Sot rreth 70 për qind e të gjitha varrimeve në Evropë bëhen në këtë formë. Dhe krematoriumet prodhojnë gazra të dëmshëm  dhe mbetje helmuese. Po ashtu në një arkivol tradicional prej druri kufomës mund t'i duhen 10 vjet ose më shumë që të dekompozohet.

Image
Foto ilustrim

Kurse në një arkivol prej kërpudhash, kërpudhat si organizma të gjallë arrijnë ta dekompozojë plotësisht një kufomë në dy deri në tre vjet dhe në të njëjtën kohë të pasurojnë tokën me lëndë ushqyese për bimët e reja.

Ndërkohë zbulimi i fundit  nga Holanda është bërë i njohur kudo në botë. Më shumë se 150 pronarë agjencish funerale janë të interesuar për  shpjegojë parimin e arkivolët organikë të Bob Hendrikxit.

Dhe edhe nëse ideja e një varrimi miqësor ndaj mjedisit nuk është përqafuar ende nga shumica - shpikësi Bob Hendrikx dhe agjencitë funerale mendojnë se së shpejti shumë vetë do t'i kompostojnë trupat e tyre në arkivole kërpudhash duke i bërë një shërbim të fundit tokës dhe mjedisit./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat