Foshnja shijon picën për herë të parë, ja reagimi

Ndryshe

Foshnja shijon picën për herë të parë, ja reagimi

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 08:34
Pamje nga video

Është bërë virale momenti kur një vogëlushe han picë për herë të parë në jetë.

Foshnja një-vjeçare, Sally ka shijuar picën për herë të parë në jetë, ndërsa reagimi i saj më pas është bërë viral në rrjetet sociale.

Ajo ka ngrënë vetëm një kafshatë të vogël por i jep një reagim euforik ushqimit.

Kjo video u regjistrua në shtëpinë e saj në Old Lyme, Connecticut dhe u postua në rrjete sociale.

Në video, një-vjeçarja shfaqet në siklet duke u ulur në karrigen e saj teksa pret darkën e saj.

Nëna Steph Kimball mund të dëgjohet duke e pyetur vajzës “do pak picë?”

Shija e ushqimit të ri duket të jetë mjaft e mirë, pasi Sally më pas jep një shprehje euforike që e bën nënën të shpërthejë në të qeshura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat