“Mami mos ik më te puna”, lutja e vajzës që do t'ju bëjë të përlot përloteni

Ndryshe

“Mami mos ik më te puna”, lutja e vajzës që do t'ju bëjë të përlot përloteni

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Sot, kur u ktheva nga puna, vajza ime 5 vjeçare më priste pas derës. M’i dëgjoi hapat dhe sapo lëviza dy herë çelësin për të hapur derën, m’u hodh në qafë. S’më kishte shtrënguar asnjëherë sa sot. E përqafova dhe unë fort dhe doja ta pyesja nëse diçka nuk shkonte, por nuk e pyeta për të mos prishur magjinë e atij momenti.

Teksa fillova të hiqja rrobat që kisha veshur për punë, ime bijë më shtrëngonte pas këmbës dhe kjo përgatitja për të veshur rrobat e shtëpisë, për të shtruar tavolinën e ngrënies, e gjithë rutinën e pasdites, më mori më shumë kohë se zakonisht.

Vajza po më “ngjitej” shumë dhe nuk po e kuptoja përse, derisa një moment me pafajësinë e saj vendosi të flasë.

“Mua më ka marrë malli shumë o ma”- më tha, pa më parë në sy, por duke më shtrënguar pas këmbës e duke penguar largimin tim pres saj më shumë se një metër. “Të lutem mos më lër më te nëna. Unë e dua shumë nënën dhe nëna kujdeset shumë për mua, por unë kam frikë se ti nuk vjen të më marrësh më dhe unë kam dëshirë t’i bëj detyrat me ty. Të lutem mos ik më te puna”.

Fjalia e saj e fundit më rëndoi shumë. Vërtet unë i mungoj shumë sime bije kur jam në punë, por fjalët e saj më vunë në mendime a po e shfrytëzoj siç duhet kohën pas pune? A jam e pranishme sa ajo ka nevojë dhe sa unë e ndiej për të qenë e përmbushur?

Reagimi i saj i sotëm erdhi pasi 3 ditët e fundit, direkt pas pune kam qenë e ftuar në festa e organizime fundviti, një javë përpara kësaj, kam pasur një fluks email-esh pune për të cilat jam kujdesur nga shtëpia, kohën që më ka mbetur e kam shfrytëzuar duke naviguar në celular.

Vërtet ankohemi se puna na merr shumë nga koha jonë, por dhe vetë ne marrim nga koha e fëmijëve. Ndiej vërtet nevojën të bëj një riorganizim të kohës sime, të investoj më tepër në kalimin e kohës cilësore me vajzën. Ndoshta duhet të vendos rregullin që të mos merrem fare me punë kur vij në shtëpi. Të gjej një kohë më vete për përdorimin e celularit, por jo më teksa jam me vajzën dhe ta detyroj të më thërrasë katër herë mami derisa unë t’i përgjigjem sepse ma ka marrë vëmendjen celulari. Duhet të gjej mënyra dhe aktivitete cilësore që koha e kaluar me vajzën edhe nëse nuk është sa do doja unë në sasi, të paktën të na përmbushë të dyjave.

Ky është një reflektim i gjatë me veten që unë e nis sot, por do më duhet koha ta “përpiloj”  dhe zbatoj derisa vërtet të ndiej efekte pozitive në marrëdhënien tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat