Po ecte me çadër në dorë, momenti kur burri goditet nga rrufeja, por çuditërisht shpëton!

Ndryshe

Po ecte me çadër në dorë, momenti kur burri goditet nga rrufeja, por çuditërisht shpëton!

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 11:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë në Indonezi.

Një punonjës i sigurimit që po lëvizte me çadër në dorë është goditur nga rrufeja. Si pasojë e goditjes, burri ka rënë pa ndjenja në tokë.

E gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Sukapura në Cilincing në veri të Xhakartës, ku si pasojë e rrufesë çadra është përfshirë nga flakët, ndërsa burri në moshën 35 vjeçare sipas videos së publikuar shihet i shtrirë në tokë pa vetëdije.

Abdul Rosyid, pasi u godit nga rrufeja, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe është bërë e ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka pësuar djegie në duar, por megjithatë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, raporton Daily Mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat