“Els Enfarinat”/Spanjollët kthejnë festivalin 200 vjet të vjetër

Ndryshe

“Els Enfarinat”/Spanjollët kthejnë festivalin 200 vjet të vjetër

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:48
Els Enfarinat

Me vezë mielli dhe fishekzjarrë, u nis beteja mes palëve në festivalin vjetor spanjoll “Els Enfarinat” në Ibi të Alicante.

Gjithë përleshja me këto mjete e ka kuptimin e një grusht-shteti, ku pjesëmarrësit luftojnë për marrjen e pushtetit, deri në të përfunduar të diellit.

Rikthimi i kësaj tradite 200-vjeçare emocionoi të gjithë që munguan këtu vitin e kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ata thanë se po e shijojnë në maksimum ngjarjen.

Lufta epike me ushqim është pjesë e kremtimeve për ta shënuar Ditën e Pafajësisë, një festë kjo e krishterë, e cila kujton historinë biblike të mbretit Herod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat