80-vjeçari dyshohet se vrau gruan pasi ajo refuzoi të bënte seks me të

Ndryshe

80-vjeçari dyshohet se vrau gruan pasi ajo refuzoi të bënte seks me të

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Një 80-vjeçar në Itali besohet se ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëshorten e tij 61-vjeçare në një tërbim xhelozie, kur ajo refuzoi të bënte marrëdhënie seksuale.

Vito Cangini i tha policisë se kishte qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij ukrainase Natalia Kyrychok, në qytezën Fanano di Gradara, raporton rrjeti Newsflash.

Ai tha se gruaja i kishte premtuar se do të bënte seks me të prandaj kishte marrë një tabletë viagra.

Refuzimi nga Kyrychok kishte sjellë një konflikt serioz gjatë të cilit Cangini e akuzonte gruan se ishte më e interesuar për shefin e saj dhe më pas e kishte qëlluar me thikë, sipas raportimeve.

Burri akuzohet se kishte lënë trupin e përgjakur të gruas në dysheme dhe kishte rënë në gjumë.

Policia gjeti armën e krimit dhe arrestoi burrin e dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat