Pandemi e re dhe pushtim alienësh! Ç’do të ndodhë në vitin 2022 sipas parashikueses Baba Vanga

Ndryshe

Pandemi e re dhe pushtim alienësh! Ç’do të ndodhë në vitin 2022 sipas parashikueses Baba Vanga

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Baba Vanga

Edhe pse ajo vdiq në vitin 1996, parashikimet e Baba Vangas, një mistike e verbër bullgare, po zgjojnë kuriozitet edhe sot. Baba Vanga tani është bërë një figurë kulti mes teoricienëve të konspiracionit që besojnë se ajo i parashikoi ngjarjet globale shumë përpara se të ndodhnin. E quajtur edhe Nostradamusi i Ballkanit, Baba Vanga thuhet se ka parashikuar ngjarje të mëdha botërore si sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe Brexit, në një seri parashikimesh mistike deri në vitin 5079.

Ndërsa vitit 2021 po i vjen fundi, ne të gjithë shpresojmë për një 2022 të qetë. Megjithatë, duket se, sipas Baba Vangës, nuk do të jetë kështu.

Më poshtë po ju sjellim profecitë e Baba Vanga-s për vitin 2022:

Më shumë tërmete dhe cunami: Sipas Baba Vangas, rreziku në botë për tërmete dhe cunami do të rritet në vitin 2022. Vanga, e cila më parë ka parashikuar cunamin e vitit 2004, ka parashikuar se disa vende aziatike, së bashku me Australinë, do të goditen nga përmbytje të mëdha. Tërmeti në Oqeanin Indian do të pasohet nga një cunami i madh që do të përfshijë zonat bregdetare të vendeve të botës, duke përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Indonezinë, Indinë.

Virus vdekjeprurës në Siberi: Sipas Baba Vangas, studiuesit do të zbulojnë një virus të ri vdekjeprurës në Siberi që ishte ngrirë deri më tani. Për shkak të efekteve katastrofike të ngrohjes globale, virusi mund të dalë shpejt jashtë kontrollit.

Sulm masiv i karkalecave në Indi: Baba Vanga parashikoi se temperaturat do të arrijnë deri në 50 gradë Celsius në Indi. Vendi do të goditet gjithashtu nga sulmet e karkalecave në vitin 2022, të cilat do të çojnë në shkatërrimin e të korrave dhe parcelave bujqësore, duke shkaktuar zi buke.

Sulm alienësh: Sipas Baba Vangas, alienët do të dërgojnë një satelit të quajtur 'Oumuamua' për të eksploruar jetën në planetin Tokë dhe ata gjithashtu mund të sulmojnë dhe burgosin njerëzit. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se deri në vitin 2130, qytetërimet do të mësojnë se si të jetojnë nën ujë, me ndihmën e alienëve.

Mungesa e ujit të pijshëm: Parashikuesja bullgare ka pohuar se qytetet e mëdha të botës do të preken nga mungesa e ujit të pijshëm në vitin 2022. Ndotja e lumenjve do të sjellë nevojën e gjetjeve të burimeve të reja.

‘Pushtimi’ i realitetit virtual: Në vitin 2022, njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në internet në telefonat dhe pajisjet e tyre. Koha e ekranit do të rritet dhe do të jetë e rrezikshme pasi njerëzit do të fillojnë të ngatërrojnë fantazinë me realitetin.

Thuhet se Vanga, e lindur në vitin 1911, humbi në mënyrë misterioze shikimin e saj në moshën 12-vjeçare gjatë një stuhie masive dhe atëherë filluan vizionet dhe aftësia e saj për të parë të ardhmen. Vanga kishte parashikuar gjithashtu ngritjen e ISIS dhe tha se presidenti i 44-të i Amerikës do të ishte afrikano-amerikan. Kur ajo vdiq në vitin 1996, la pas parashikime që zgjasin deri në vitin 5079, vit që ajo besonte se bota do të merrte fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat