Doli pozitiv për Covid-19 gjatë fluturimit, amerikania vetizolohet 5 orë në tualet

Ndryshe

Doli pozitiv për Covid-19 gjatë fluturimit, amerikania vetizolohet 5 orë në tualet

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një amerikane e infektuar me Covid është vetëizoluar në tualetin e një aeroplani gjatë fluturimit nga Çikagoja në Islandë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shtetasja  Marisa Fotieo, mësuese nga Miçigeni, tha se fyti filloi t’i dhimbte gjatë fluturimit, prandaj shkoi në tualetin e aeroplanit për të bërë një test të shpejtë për Covid-19, i cili i vërtetoi se ishte e infektuar me Covid.

“Thjesht e mora testin e shpejtë dhe e dërgova në tualet dhe brenda një kohe që u duk si dy sekonda, ishin dy vija (që tregojnë infektim). Ishin 150 njerëz në fluturim dhe frika ime më e madhe ishte që t’ua jepja (virusin) atyre”, ka thënë ajo.

Gruaja tha se mbeti në tualet gjatë pjesës së mbetur të fluturimit, duke iu mbështetur stjuardesës për sigurimin e ushqimit dhe pijeve.

Videoja e saj në TikTok është shikuar më shumë se katër milionë herë që nga publikimi më 21 dhjetor. Komentuesit ishin kureshtarë për të kuptuar se si kishte arritur gruaja të hipte në aeroplan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat