Qyteti që zgjohet për të ngrënë në 4 të mëngjesit

Ndryshe

Qyteti që zgjohet për të ngrënë në 4 të mëngjesit

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Por pse mëngjes dhe pse Trang? Mbledhja e rrëshirës nga pemët është një kulturë e rëndësishme në fshatrat përreth Trang, dhe fakti që lëngu duhet të mblidhet në orët e mëngjesit ka çuar në një kulturë të fortë dhe shumë të hershme të mëngjesit. Në disa raste, njerëzit që merren me këtë punë mund të kenë ngrënë dy vakte përpara se të lind dielli

Në qytetin jugor të Tajlandës, Trang, përgatitja e ingredientëve për mëngjeset e bollshme fillon aq herët sa çdo gjë të jetë gati për shitje në tregun qendror të mëngjesit rreth orës 04:00. Nuk ka shumë vende në botë ku njerëzit janë të gatshëm të akomodojnë logjistikën e nevojshme për të pjekur sasi të konsiderueshme derrash çdo ditë. Por gjithashtu nuk ka shumë vende në botë që janë aq serioz për mëngjesin sa Trang. Edhe në një vend krejtësisht të fiksuar pas ushqimit si Tajlanda, entuziazmi i qytetit për vaktin e parë të ditës mund të duket pothuajse patologjik.

Në Trang, ju mund ta nisni ditën tuaj në salla të pafundme dim sum; restorante të vjetra prej dekadash që shesin tasa të zier me petë dhe qull orizi; kafene dhe tezga ku mburren tabaka me kerri, ushqime të skuqura dhe supëra; shitës në anë të rrugës që bëjnë shkopinj brumi krokante, të skuqura thellë; dhe më e famshmja, tezgat që shesin mish derri të pjekur në stilin vendas me kilogram. Është argëtuese, e këndshme, e shijshme dhe dërrmuese.

Por pse mëngjes dhe pse Trang? Mbledhja e rrëshirës nga pemët është një kulturë e rëndësishme në fshatrat përreth Trang, dhe fakti që lëngu duhet të mblidhet në orët e mëngjesit ka çuar në një kulturë të fortë dhe shumë të hershme të mëngjesit. Në disa raste, njerëzit që merren me këtë punë mund të kenë ngrënë dy vakte përpara se të lind dielli. Një faktor tjetër që ka formësuar skenën e mëngjesit të qytetit është emigrimi. Që nga shekulli i 15-të, tregtia dhe perspektiva e punës kanë tërhequr emigrantët kinezë në pika të ndryshme përgjatë bregut të Detit Andaman të Tajlandës.

Trang u bë shtëpia e një numri joproporcional të tyre, dhe si rezultat, ai mund të jetë vendi më kinez në Tajlandë: një tenxhere virtuale e shkrirjes së kulturës kineze, me Hakka, Hokkien dhe Teochew ndër gjuhët rajonale kineze që fliten atje. Megjithatë, janë kantonezët ata që kanë pasur ndikimin më të madh në mëngjesin e Trang. Por skena e mëngjesit të Trang nuk kufizohet vetëm në pjatat kineze. Ashtu si pjesa më e madhe e Tajlandës jugore, qyteti ka një popullsi të konsiderueshme myslimane dhe nga një varg restorantesh hallall në ajër të hapur pranë stacionit të trenit në Trang, shitësit shesin bukë të skuqura, krokante të njohura si roti, duke i kombinuar ato me curry aromatike erëzash të thata që janë më shumë Indi se Tajlandë. Aty pranë, tajlandezët etnikë, të cilët, për ironi, ndoshta kanë pasur ndikimin më të vogël në skenën e mëngjesit të Trang-ut, operojnë tezga me curry (kerri), institucione që mburren me dhjetëra tabaka me kerri të përgatitur paraprakisht, ushqime të skuqura, supa dhe pjata të tjera. Edhe pse zakonisht këto mund të jenë vakti i drekës diku tjetër në Tajlandë, në Trang, këto pjata konsiderohen mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat