Turisti tmerrohet kur sheh se një hardhucë i doli nga tualeti

Ndryshe

Turisti tmerrohet kur sheh se një hardhucë i doli nga tualeti

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:52
Hardhuca në tualet

Një turist britanik u habit kur zbuloi se një hardhucë u shfaq nga tualeti i tij gjatë pushimeve në Tajlandë.

Fotografitë tregojnë se zvarraniku del përmes tubacionit të tualetit, përpara se të nxirrte gjithë trupin jashtë.

Jason Kingman nga Gravesend, Kent, u tmerrua kur e gjeti atë më 21 janar.

37 vjeçari dhe partnerja e tij Chantima Chairisuk, 45 vjeç, panë teksa krijesa kaloi tre minuta duke i ngulur sytë përpara se të kthehej dhe të zhdukej përsëri.

Jason, i cili është me pushime, tha se ishte gjëja më e çuditshme që kishte gjetur ndonjëherë në një tualet, shkruan Metro.co.uk.

Image
Hardhuca në tualet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat