Loja “Maden” e vitit 1990 shitet në ankand për 480 mijë dollarë

Ndryshe

Loja “Maden” e vitit 1990 shitet në ankand për 480 mijë dollarë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:15
Loja “Maden”

Një kopje e vulosur e videolojës John Madden Football e vitit 1990 për Sega Genesis, u shit për 480 mijë  dollarë, duke vendosur një rekord të ri botëror për çmimin më të lartë të paguar për një video lojë sportive.

Nga Heritage Auctions thanë se videoloja, e para në një seri lëshimesh vjetore të lojërave të futbollit Madden për konzollat shtëpiake, arriti në 480 mijë dollarë në ankand, një rekord i ri për një video lojë sportive.

“Kjo kopje e veçantë është veçanërisht e jashtëzakonshme pasi vjen nga zyrat e adashit të saj të famshëm,” tha Heritage në shpalljen e rekordit të ri.

Madden, një ish trajner dhe transmetues legjendar i NFL, vdiq në dhjetor në moshën 85-vjeçare.

“Heritage do të dhurojë çmimin e blerësit për shitjen e lojës për një fondacion bamirësie të krijuar për nder të Madden”, thanë nga shtëpia e ankandeve.

Një kopje e vulosur e Super Mario Bros për Nintendo Entertainment System u bë videoloja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në gusht 2021, kur arriti çmimin prej 2 milionë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat