Burri i tha se do ta lëshojë nëse lind vajzë, gruaja shkon te mjeku popullor/ Ai i vendosi gozhdë në kokë

Ndryshe

Burri i tha se do ta lëshojë nëse lind vajzë, gruaja shkon te mjeku popullor/ Ai i vendosi gozhdë në kokë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një gruaje shtatzënë me vajzë në Pakistan i është futur një gozhdë në kokë nga një mjek popullor, i cili pretendoi se do të ‘garantonte’ që ajo të lindte një djalë.

Gruaja mbërriti në Spitalin Lady Reading në qytetin e Peshawarit me gozhdën prej dy centimetrash të shpuar në pjesën e sipërme të ballit të saj, pasi mjeku popullor tha se kjo do të siguronte që ajo të kishte një djalë.

Fillimisht ajo i tha stafit të spitalit se e kishte goditur vetë gozhdën në kokë me këshillën e mjekur popullor, përpara se më vonë të pranonte se ai kishte kryer aktin.

Gruaja shtatzënë, e cila tashmë ka tre vajza, më herët i ishte thënë nga mjekët se do të kishte një vajzë tjetër. Ajo vendosi të vizitojë mjekun popullor pasi burri i saj e kërcënoi se do ta divorconte nëse ajo nuk do të lindte një djalë, raporton Geo News. 

Doktor Haider Khan tha se gruaja shtatzënë mbërriti në një spital pasi u përpoq të nxirrte vetë gozhdën me pincë.

Mjeku tha: “Ajo ishte plotësisht e vetëdijshme, por kishte dhimbje të jashtëzakonshme”.

Dr.Khan tha se një çekiç ose objekt tjetër i rëndë ishte përdorur për ta goditur atë.

Policia e Peshavarit tha se oficerët e ndihmës së viktimave janë drejtuar të takojnë gruan për të provuar të marrin detaje të incidentit. Ata shtuan se “do të ndërmerren veprime ligjore” ndaj të përfshirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat