Çfarë domethënie kanë 3 ngjyra në pastën e dhëmbëve?

Ndryshe

Çfarë domethënie kanë 3 ngjyra në pastën e dhëmbëve?

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Secila nga tri ngjyrat ka ndikimin e vet shëndetësor të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve. Përbërësit e pastës së dhëmbëve shpesh janë objekt debati, mirëpo ekspertët thonë që vetëm mund të na kursejë pastën e dhëmbëve nga prejardhja e paverifikuar.

Është me rëndësi të lani dhëmbët dy herë në ditë për çdo ditë, ndërkaq pos pastës së dhëmbëve, është me rëndësi edhe mënyra e larjes së dhëmbëve. Secili nga ata “shirita” në pastë dhëmbësh ka përbërës të ndryshëm, si edhe ndikim të ndryshëm. Ja se çfarë do të thonë ata:

FLUORID (pjesa e bardhë) është përbërësi më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Përmban substancën me ndihmën e së cilës dhëmbët zbardhen, por edhe më e rëndësishme është që mbron dhëmbët tuaj nga kariesi.

XHELI I KALTËR (apo i gjelbër) ka ndikim kundër mikrobeve, freskon erën tuaj të gojës dhe mbron brendinë e gojës nga bakteret.

XHELI I KUQ është shtuar më vonë dhe përmban disa nga elementet kyç për shëndetin e mishit të dhëmbëve. Dukja e këtillë e pastës nuk është e domosdoshme, mirëpo paraqet strategji të shkëlqyeshme marketingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat