Plas sherri, gazetari ngatërron të ftuarit

Ndryshe

Plas sherri, gazetari ngatërron të ftuarit

Më: 4 mars 2022 Në ora: 12:40
Rahul Shivshakar, Bohdan Nahaylo, Daniel Mc Adams

Një gazetar televiziv nga India, Rahul Shivshakar, është bër viral në “Twitter”, pasi gjatë një lidhje direkte me dy të ftuar, i  kishte ngatërruar ata.

Për më keq, Shivshakar tensionohet dhe replikon ashpër me kryeredaktorin e gazetës ukrainase “Kyiv Post”, Bohdan Nahaylo, rreth situatës në Ukrainë, e të cilin gjatë gjithë përplasjes i drejtohet me emër të të ftuarit tjetër nga instituti “Ron Paul”, Daniel Mc Adams.

Ky i fundit pas gjithë përplasjes në mes të Shivshakar dhe Nahaylo, reagon me habi dhe thotë se nuk po e kupton arsyen pse po i bërtet meq nuk e kishte thënë ende asnjë fjalë.

Shivshakar pastaj i thotë se “e kam me z.Adams dhe jo me ju”.

Pas kësaj, Adams ia sqaron gazetarit se është duke u përplasur me kryeredaktorin e Kyiv Post, Bohdan Nahaylo dhe se vetë është Daniel Mc Adams.

Pas kësaj, Shivashkar ndalet dhe kërkon falje që i kishte ngatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat