Frikë nga lufta bërthamore, belgët “vrapojnë” për të blerë tableta me jod

Ndryshe

Frikë nga lufta bërthamore, belgët “vrapojnë” për të blerë tableta me jod

Më: 6 mars 2022 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Shitja e tabletave që përmbajnë jod është duke u rritur ndjëshëm në Belgjikë.

Shitja e tabletave që përmbajnë jod ka filluar të shënojë rritje edhe në shitjet online.

Deri të kjo ka ardhur nga frika e shpërthimit të termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia, e cila u sulmua nga forcat ruse para disa netësh.

Njerëzit tashmë po “vrapojnë” për të blerë tableta jodi “anti-rrezatuese”, ndërsa pritet që kjo kërkesë të rritet edhe në qytetet tjera europiane, shkruan ilmeteo.

Por për çfarë janë këto tableta? A janë vërtet të dobishëm për këtë qëllim?

Marrja e tabletave të jodur kaliumit, mund të parandalojë akumulimin e jodit radioaktiv, në rast të një shpërthimi bërthamor, në tiroide duke e ngopur atë me jod jo radioaktiv.

Teknikisht, nëse jodi radioaktiv lëshohet në ajër, tableta shërben për të ngopur gjëndrën tiroidë, duke parandaluar kështu thithjen e jodit radioaktiv e cila edhe shkakton kancerin e tiroidës.

Megjithatë, mjekët italinaë kanë theksuar se këto tableta duhet të merren gjithmonë në konsultim me mjekun, pasi teprica e saj mund të shkaktojë efekte anësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat