Pamjet/ Gruaja mbledh mbi 19 mijë artikuj që lidhen me lopët

Ndryshe

Pamjet/ Gruaja mbledh mbi 19 mijë artikuj që lidhen me lopët

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:20
Ruth Klossner-es

Një grua nga Minesota e ShBA-së, e cila mban Rekordin Botëror të Guinnessit për koleksionin më të madh të artikujve që lidhen me lopën, tha se “muzeu” i saj i koleksionistes së lopëve është rritur në 19 mijë e 827 copë.

Ruth Klossner-es, shtëpia e së cilës njihet tani si Mooseum Collector’s Cow, iu dha Rekordi Botëror Guinness në vitin 2015, kur koleksioni i saj numëronte 15,144 copë.

Klossner tha se koleksioni i saj i artikujve të lopës, i cili përfshin lodra, statuja, globe dëbore, jastëkë, veshje, një grup shahu dhe madje edhe një grup për dekantimin e verës, tani numëron mbi 19 mijë copë.

Klossner po ofron turne në Mooseum pasi caktohet një termin, dhe e mban shtëpinë e hapur çdo vit gjatë verës për vizitorët që i duan lopët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat