E bleu për 7 dollarë, gruaja habitet nga ajo që gjen brenda çantës

Ndryshe

E bleu për 7 dollarë, gruaja habitet nga ajo që gjen brenda çantës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 13:51
Lynora Silverman

Një grua gjeti 300 dollarë të fshehur në një çantë “Coacha”, të cilën e bleu për vetëm 6.99 dollarë. Por jo vetëm kaq, pasi ajo gjeti edhe një shënim të egër që ish-pronarja e çantës kishte lënë për burrin tradhtar.

Lynora Silverman nga Filiadelfia, Pensilvani, bëri një video në “TikTok” ku shpjegoi se e bleu çantën dhe donte që ta modifikonte atë.

“Pashë brenda, është pis dhe e turbullt”, tha 56-vjeçarja, e cila njihet në rrjetin social si @marhainfused. Ajo ka nisur që ta pastrojë dhe në ato momente në fund të çantës ka gjetur një zarf.

Në këtë të fundit ishin fshehur 300 dollarë, por më befasuesja ishte letra e ashpër e pronares së mëparshme “Martha”.

“Kam tre fëmijë. Ata do t’i japin gjërat e mia Goodwill-it kur të vdes. Kështu që unë po e vendos trashëgiminë e tyre brenda të gjitha gjërave të mia të preferuara”, thuhej në letër.

Martha tregonte se çantën ia kishte dhënë e dashura e burrit të saj, por nuk ishte pikërisht ajo që kishte ndodhur.

“Epo, në fakt u ktheva herët në shtëpi nga një vizitë te prindërit e mi në Konektikat. Ajo duhet të jetë larguar shpejt sepse ka harruar çantën dhe këpucët e saj. Unë e mbaj këtë çantë çdo ditë. Pyes veten nëse burri im e dinte se kjo ishte e të dashurës së tij. E mbaja çdo ditë dhe po e dhuroj sepse fëmijët e mi nuk e duan. Pra, shkoni blini një çantë të re. Me dashuri, Martha”, shkruante ajo në letër.

Videoja e Silverman është parë më shumë se 8.8 milionë herë dhe mijëra përdorues të “TikTok”-ut u mblodhën drejt komenteve për të ndarë mendimet e tyre.

Image
Lynora Silverman
Image
Brenda çantës
Image
Brenda çantës
Image
Brenda çantës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat