E tmerrshme/ I futet me gjithë kamion në shtëpi, burri hakmerret keq pasi e la e dashura

Ndryshe

E tmerrshme/ I futet me gjithë kamion në shtëpi, burri hakmerret keq pasi e la e dashura

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:49
Ai goditi banesën ku jetonte ish e dashura e tij Sara Cassidy dhe fëmijët e saj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku një burrë në shenjë hakmarrjeje pasi e ka lënë e dashura, i ka hipur kamionit dhe e ka përplasur atë me shtëpinë e ish-partneres.

Derek Wellington 34-vjeç, shkaktoi një dëm prej 475 mijë paundësh, pasi goditi banesën ku jetonte ish e dashura e tij Sara Cassidy dhe fëmijët e saj.

Fillimisht Derek kishte telefonuar Sarën duke i thënë se do ta parkoj kamionin e tij në dhomën e saj të ndenjes, dhe vetëm disa minuta më vonë e ka përplasur mjetin me shtëpinë e ish të dashurës.

Fatmirësisht Sara e kishte marrë seriozisht kërcënimin dhe e ka lënë banesën bashkë me fëmijët e saj.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin, i cili më herët kishte dhe një urdhër ndalimi për t’iu afruar ish-partneres dhe fëmijëve të saj.

Image
Ai goditi banesën ku jetonte ish e dashura e tij Sara Cassidy dhe fëmijët e saj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat