Ndodhet në shtetin fqinj/ Shtrirja nën hijen e kësaj peme kushton 350 euro

Ndryshe

Ndodhet në shtetin fqinj/ Shtrirja nën hijen e kësaj peme kushton 350 euro

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 01:00
Gara e shtrirjes organizohet në fshatin etnik “Montenegro” në Brezni

Një kompeticion aspak i zakontë ka nisur në Malin e Zi i cili zhvillon sezonin e tij të 11-të.

Gara e shtrirjes organizohet në fshatin etnik “Montenegro” në Brezni, dhe mblodhi së bashku nëntë garues nga Nikshiqi, Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi, të cilët po luftojnë për shpërblimin në vlerë prej 350 euro. Gjithçka që ata duhet të bëjnë është të qëndrojnë shtrirë poshtë një peme për aq gjatë sa të munden.

Garuesit shpresojnë të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar nga Dubravka Aleksiç nga Podgorica, e cila u ngrit në këmbë pas 117 orësh qëndrimi shtrirë, shkruan Vijesti.

Që nga viti i kaluar, garuesit, të cilët shtrihen nën hijen e një panje njëqindvjeçare, kanë mundësinë të shkojnë në tualet çdo tetë orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat