Dashuria nuk duket me vite, 85-vjeçari martohet me partneren e tij 42-vjeçare

Ndryshe

Dashuria nuk duket me vite, 85-vjeçari martohet me partneren e tij 42-vjeçare

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Fjala popullore, dashuria nuk duket me vite, i përshtatet rastit të një 85-vjeçari dhe partneres së tij 42-vjeçare, të cilët do të martohen në një martesë civile në bashkinë e Phaistos.

Sipas faqes ekriti.gr, i moshuari do të martohet për herë të parë, ndërsa për partneren e tij kjo do të jetë martesa e dytë.

42-vjeçarja ka një fëmijë nga martesa e saj e parë. Ndërkohë, sipas informacioneve të cituara nga faqja “Dia-sos-te Mesara”, çifti ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm në Kretë ku një çift me diferencë të madhe moshe vendos të zyrtarizojë lidhjen e tyre. Më konkretisht, në vjeshtën e vitit 2005, një grua 42-vjeçare solli në jetë dy djem të shëndetshëm – binjakë – dhe ndërsa pak më parë ishte martuar me një burrë 75-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat