Nëse qeni leh natën, fqinjët duhet të dëmshpërblehen: Është dëm për shëndetin!

Ndryshe

Nëse qeni leh natën, fqinjët duhet të dëmshpërblehen: Është dëm për shëndetin!

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Nëse një qen leh gjithë natën duke e bërë të pamundur fjetjen dhe pushimin, fqinjët kanë të drejtën e dëmshpërblimit. 

Kështu ka vendosur Gjykata e Caltanissetta-s, në Itali në lidhje me rastin e dy qenve që lehnin çdo natë në tarracën e një apartamenti në një pallat.

Sipas gjyqtarëve, “mospushimi gjatë natës mund të shkaktojë” dëmtim të shëndetit “dhe kështu pranuan kërkesën e disa fqinjëve që u ndjenë të dëmtuar nga qentë që lehnin. Pronari i qenve do të duhet të kompensojë qytetarin i cili ka shfaqur probleme shëndetësore të shkaktuara nga "ulërimat dhe të bërtiturat” e vazhdueshme dhe të bezdisshme të qenve. Pronari që i kishte vendosur qentë në tarracë për të ruajtur shtëpinë do të paguajë 2700 euro kompensim.

Pavarësisht kërkesës së fqinjëve për të mos i lënë qentë në tarracë, pronari kishte vazhduar të vepronte në të njëjtën mënyrë. Mungesa e gjumit dhe për rrjedhojë e pushimit kishte çuar edhe në largimin nga puna të një prej fqinjëve.

Ky i fundit u largua nga puna për shkak të mungesave për shkak të sëmundjes së shkaktuar nga stresi dhe pamundësia për t'u përqendruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat