Tmerr në një fast food: Gruaja në radhë me gjarprin në kokë!

Ndryshe

Tmerr në një fast food: Gruaja në radhë me gjarprin në kokë!

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Një tiktoker pati një përvojë të pazakontë duke qëndruar në radhë në një restorant të ushqimit të shpejtë. Zonjës përballë i kishte zënë flokët me një…gjarpër. Në fillim, tiktokerja mendoi se nuk ishte e vërtetë… derisa zvarraniku filloi të lëvizte nëpër flokët e saj.

Natyrisht, klipi është një sensacion në TikTok, dhe përdoruesit e rrjetit ishin të shpejtë për të komentuar.“Llastikët humbasin lehtësisht, kështu që ajo mori të parën gjë që i kapi dora”, u shpreh një përdorues.

Disa menduan se ndoshta ajo nuk e dinte që gjarpri ishte në flokët e saj, por kjo duket jashtë diskutimit: “Ajo e di shumë mirë dhe po përpiqet të krijojë një trend të ri të flokëve”, tha me shaka një tiktoker.Të tjerë e cilësuan këtë një metodë të mirë të distancimit social.

“Absolutisht e shkëlqyer. Ide e mrekullueshme për t’i mbajtur njerëzit më shumë se 2 metra larg jush”, thanë ata.

Video nga ngjarja këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat