Pamje të rënda/ Vogëlushi 10-vjeçar shpëton nënën e tij që po mbytej në pishinë, e pabesueshme sesi vepron ai

Ndryshe

Pamje të rënda/ Vogëlushi 10-vjeçar shpëton nënën e tij që po mbytej në pishinë, e pabesueshme sesi vepron ai

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:01
Ngjarja ka ndodhur në pishinën e shtëpisë së tyre

Gavin Keeney është një djalë normal 10-vjeçar nga Oklahoma, por për nënën e tij, ai është një hero.

Ai u bë kryefjalë e mediave të huaja pasi hyri në pishinë për të shpëtuar të ëmën e cila pësoi krize epileptike.

Ngjarja ka ndodhur në pishinën e shtëpisë së tyre, siç raportojnë amerikane.

E ëma e tij, Lori Keeney tha se të dy po kalonin një mëngjes të mrekullueshëm kur kishin vendosur të hynin në pishinë.

Megjithatë, 10-vjeçari doli nga pishina por më pas kur vuri re se diçka nuk shkonte me të. Ai u hodh për ta shpëtuar dhe e nxori nga uji në mënyrën e duhur që të mos mbytej.

“Gavin sapo kishte dalë nga pishina dhe unë sapo hyra në një krizë,” tha Keeney.

“Isha më e frikësuar se asnjëherë më parë. Ai është padyshim heroi im, me të vërtetë ndihem sikur ai është engjëlli im mbrojtës”, tha nëna e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat