Dasmë e pazakontë, të sapomartuarit dhe dasmorët u hodhën në det pas ceremonisë

Ndryshe

Dasmë e pazakontë, të sapomartuarit dhe dasmorët u hodhën në det pas ceremonisë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:39
Pamje nga dasma

Një çift ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të festuar martësën. Pas ceremonisë së kurorëzimit, të sapomartuarit dhe disa prej të ftuarve u hodhën në det.

Ceremonia u zhvillua në ishullin kroat të Vir. Momentin e pazakontë, çifti e ka ndarë në rrjetin social në Instagram.

“Kërcimi në det ishte rënë dakord shumë kohë më parë, sepse kjo ishte përpjekja jonë e tretë për t’u martuar.

Dy të mëparshmet u ndaluan nga COVID-19 derisa ishim në Zvicër, kështu që premtuam që kur të martohemi më në fund, do të hidhemi në det. Dhe kështu ndodhi”, tha i sapomartuari 30-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat