Befason 27-vjeçarja: I dashuri im paguan për gjithçka, unë jam një ‘investim’

Ndryshe

Befason 27-vjeçarja: I dashuri im paguan për gjithçka, unë jam një ‘investim’

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:16
Hannah Chan dhe Ed Reay

Një vajzë nga Londra thotë se i dashuri i saj paguan për gjithçka në lidhjen e tyre pasi ai e quan atë një ‘investim’.

Hannah Chan, 27 vjeç, ka thënë se e lejon të dashurin e saj Ed Reay, 22 vjeç, të paguajë 100 për qind të qirasë, faturave dhe pushimeve.

Hannah u takua me Ed Reay në korrik 2021 pasi kishin filluar të flisnin që në maj 2021. Marrëdhënia e tyre po shkonte shumë mirë dhe ata u zhvendosën në Londër në shtator 2021. Ndërsa marrëdhënia përparonte, Ed filloi të merrte më shumë përgjegjësi financiare në lidhjen e tyre dhe tani paguan për të gjitha faturat.

Ndërkohë Hannah bën punët e shtëpisë dhe e bën partnerin e saj të ndihet i qetë duke i ofruar mbështetje.

Hannah thotë:

Fillova të kuptoj se në një marrëdhënie nuk doja të isha dominuesja dhe doja dikë që mund të më siguronte jetën. Ne kemi një marrëdhënie 100/100, ai paguan për gjithçka, unë i jap 100% mbështetje dhe dashuri.

Ai më mendon mua si një investim pasi unë e kam mbështetur dhe ai tani fiton trefishin e asaj që fitonte më parë. Në marrëdhënien tonë e shoh si detyrë të burrit që të sigurojë shtëpinë dhe paratë ndërsa gruaja të ruajë shtëpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat