24-vjeçarja piu placentën pas lindjes së vajzës: Traditë familjare

Ndryshe

24-vjeçarja piu placentën pas lindjes së vajzës: Traditë familjare

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 08:51
Desiree Van Nice

Desiree Van Nice një 24-vjeçare nga Los Angelos thotë se ka pirë placentën pasi lindi vajzën e saj Stella.

Nëna shprehet se placentën e konsumoi duke e bërë smoothie.

Placenta është një organ që zhvillohet në mitër gjatë shtatzënisë dhe siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin në zhvillim.

Sipas saj kjo është një traditë e familjes e cila duhet ndjekur.

E reja përziu placentën e saj në një blender me mango, boronica, pjeshkë, ananas dhe qumësht kokosi dhe më pas e konsumoi.

Të gjithë procedurën, 24-vjeçarja e regjistroi në kamera dhe e shpërndau videon në TikTok, e cila u bë virale menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat