Artistët e tatuazheve tregojnë se kush e përballon më lehtë dhimbjen – burrat apo gratë

Ndryshe

Artistët e tatuazheve tregojnë se kush e përballon më lehtë dhimbjen – burrat apo gratë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:42
Artistët e tatuazheve

Artistët australianë të tatuazheve kanë zbuluar nëse burrat apo gratë e përballojnë më mirë dhimbjen.

Në videon prej 30 sekondash, dy nga tre pajtohen se janë gratë.

“Vajzat me siguri – nuk kemi nevojë as ta diskutojmë këtë. Vajzat po bëjnë shumë më mirë se meshkujt”, thotë me të qeshur mjeshtri i parë. Pastaj një artiste femër jep të njëjtin mendim “100 për qind gratë. Për disa arsye, ato e durojnë dhimbjen më shumë se burrat”.

Megjithatë, një artist i tretë tatuazhesh mendon ndryshe. Ai beson se kjo ndryshon nga personi në person dhe nuk bazohet domosdoshmërisht në gjini.

“Shumë thonë gratë, por kjo është individuale. Varet nga individi”, shpjegoi ai.

Në vetëm një ditë, video mblodhi 1.2 milion shikime dhe qindra dhanë mendimin e tyre për këtë temë.

Pavarësisht besimit popullor se gratë e përballojnë dhimbjen më lehtë, hulumtimet kanë treguar se burrat në fakt tregohen më të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat