Të djathtën në nofullën e tij, me këmbën tjetër e goditi, si shpëtoi sërfisti nga peshkaqeni

Ndryshe

Të djathtën në nofullën e tij, me këmbën tjetër e goditi, si shpëtoi sërfisti nga peshkaqeni

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 17:40
Jared Trainor

Ndërsa bënte sërf në Humboldt Bay në Kalifornia Veriore, në një shëtitje të së dielës, ai u hodh papritur nga dërrasa dhe ndjeu këmbën e djathtë në nofullën e një peshkaqeni. Ishte një peshkaqen i bardhë, kishte sulmuar 31-vjeçarin Jared Trainor, por ai, siç tha për “Times Standard”, me këmbën e majtë arriti ta largonte duke e goditur me shkelma në surrat për të shpëtuar veten.

“Në fillim nuk isha i sigurt nëse ishte një fokë apo një peshkaqen që më rrëzoi nga tavolina”, tha sërfisti për gazetën. Por kur pa këmbën e tij të bllokuar në nofullën e një peshkaqeni të bardhë, e goditi me shkelm në kokë, derisa gjymtyra arriti të çlirohej nga ai pickim që mund të ishte vdekjeprurës, ndërsa nga plazhi, një tjetër sërfist ka thirrur për ndihmë.

31-vjeçari, i cili më pas notoi për në Centreville Beach, është shtruar në spital dhe për trajtimin e tij është hapur një mbledhje fondesh nga motra e tij.

Kirurgët i mbyllën ato plagë, të thella dhe me përmasa të konsiderueshme, gati 48 centimetra, me kapëse.

Qarku Humboldt ka pësuar 16 sulme të peshkaqenëve që nga viti 1960, sipas të dhënave të publikuara në 2017 në The Sacramento Bee. Në vitin 2020, një kajaker mezi i shpëtoi një peshkaqeni të bardhë në Shelter Cove.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat