“Astronauti” mashtron 65-vjeçaren, i premton se do të martohen kur të kthehet nga hapësira

Ndryshe

“Astronauti” mashtron 65-vjeçaren, i premton se do të martohen kur të kthehet nga hapësira

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:44
Në profilin e tij, ai publikoi fotografi të hapësirës duke pretenduar se punonte në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Një burrë që pretendonte se ishte një astronaut rus në hapësirë ​​ka mashtruar një grua japoneze duke i marrë 30.000 dollarë. Burri "astronaut" i kërkoi gruas që t'i paguante udhëtimin e kthimit në Tokë me premtimin se do të martohej me të sapo të takoheshin. Burri u njoh me gruan 65-vjeçare në Instagram gjatë muajit qershor.

Në profilin e tij, ai publikoi fotografi të hapësirës duke pretenduar se punonte në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​ku astronautët kanë akses të kufizuar në shërbimin celular.

Ata nisën të flisnin, të njiheshin dhe marrëdhënia e tyre kaloi në një tjetër fazë.

Pak kohë më vonë ai i propozoi 65-vjeçares për martesë. Por që ata të lidhnin kurorë atij i duhej të kthehej nga hapësira. Duke besuar se ky burrë do të ishte i fejuari i saj i ardhshëm, gruaja i dha atij rreth 4.4 milionë jen (rreth 30,000 dollarë) në pesë këste, nga 19 gushti deri më 5 shtator.

Por kur kërkesat e tij për para u rritën në mënyrë të vazhdueshme, gruaja dyshoi për qëllimin e tij dhe e denoncoi atë në polici. Tani policia po e heton rastin si një mashtrim romantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat