10 vjet me thesarin në shtëpi, çfarë zbuloi papritur çifti në kuzhinë!

Ndryshe

10 vjet me thesarin në shtëpi, çfarë zbuloi papritur çifti në kuzhinë!

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një çift nga Britania e Madhe vendosi, 10 vjet më parë, të blinte një shtëpi në Ellerby, East Yorkshire, por ata nuk e dinin se çfarë fshihej nën dyshemenë e kuzhinës. Vitet kaluan dhe të dy vendosën të fillonin disa punë rinovimi, kur papritur morën surprizën e jetës. Dyshemeja, e cila daton në shekullin e 18-të, fshihte 260 monedha që dikur i përkisnin familjes Fernley-Maisters, të përfshirë në tregtinë e Detit Baltik.

Gëzimi i dy bashkëshortëve ishte edhe më i madh kur mësuan vendimin e autoriteteve, atë të caktimit zyrtar të pronarëve të thesarit. Çmimi përfundimtar i shitjes u përshkrua si “absolutisht i jashtëzakonshëm” pasi monedhat, vlerësimi i përkohshëm i të cilave u llogarit ndermjet 200,000 dhe 250,000 £, u trefishua pasi historia fitoi vëmendjen globale, dhe tani llogaritert ne 850 mije paunde.

Shtëpia e ankandeve e quajti depozitën e zbuluar nga dyshja “një nga rezervat më të mëdha të monedhave ari angleze të shekullit të 18-të të gjetura ndonjëherë në Britani”.

Drejtuesi i ankandit, Gregory Edmund, thotë për thesarin se ai përfaqëson “120 vjet histori të fshehura nën një tenxhere”. “Imagjinoni skenën: ju zgjidhni të ndryshoni përsëri dyshemenë e kuzhinës tuaj dhe pikërisht poshtë shihni një copë të vogël ari,” tha Edmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat