Historia e infermieres që vriste foshnjat: Si ngjarje unike shkundin themele besimi!

Ndryshe

Historia e infermieres që vriste foshnjat: Si ngjarje unike shkundin themele besimi!

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 22:52
Lucy Letby

Në lajme kohët e fundit, qarkullon historia e infermieres britanike, e cila është akuzuar për vrasjen e shtatë foshnjave në spitalin Countess of Chester në Chester, Angli.

Dyshohet se këto incidente tronditëse kanë ndodhur mes viteve 2015 dhe 2016. Nëna e një viktime ndërpreu një sulm kur vendosi t’i bënte një vizitë të papritur djalit të saj 5-ditësh.

Lucy Letby, infermierja e caktuar për kujdesin e foshnjës së lindur para kohe, ishte pranë fëmijës, kur nëna pa gjak që dilte nga goja e tij. Letby tha se një tub po i irritonte fytin.

 "Më beso. Unë jam infermiere”, i tha ajo dhe e largoi nënën.

Fëmija vdiq pesë orë më vonë.

Letby, 32 vjeç, është akuzuar për 22 krime. Thuhet se ajo ka vrarë pesë djem dhe dy vajza dhe ka tentuar për 10 foshnja të tjera. Ajo i mohon akuzat, por disa shënime enigmatike i vërtetojnë edhe më shumë akuzat e ngritura. Aktualisht, ajo po i nënshtrohet një gjyqi, i cili parashikohet të zgjasë gjashtë muaj.

Në shtëpinë e saj, sipas raporteve të lajmeve mbi procedurat gjyqësore, policia gjeti shënime si:

 “Unë jam e keqe”, “Unë bëra këtë”, “Nuk meritoj të jetoj”, “I vrava sepse nuk jam aq e mirë sa të kujdesem për ta” etj.

Megjithatë, kishte edhe fraza si:

“Nuk kam bërë asgjë të keqe dhe ata nuk kanë prova, kështu që pse duhet të fshihem?”

Të dhëna nga rrjetet sociale, tregojnë se menjëherë pas vrasjeve, infermierja ka kërkuar informacion online për prindërit e tyre.

Raste të tjera të infermierëve që kanë tentuar dhe/ose kanë vrarë fëmijë përfshijnë Beverly Allitt, e arrestuar në vitin 1991. Në dy muaj, ajo sulmoi 15 fëmijë dhe vrau 4 prej tyre. Shumica ishin foshnje.

Allitt kishte raportuar sëmundje të shumta gjatë viteve dhe madje kishte gjymtuar veten aq shpesh sa ishte kthyer në një paciente të njohur për mjekët e zonës. Diagnoza e saj ishte sindroma Munchausen - një gjendje psikologjike ku dikush pretendon të jetë i sëmurë ose qëllimisht prodhon simptoma të sëmundjes në vetvete. Synimi i tyre kryesor është të marrin "rolin e sëmurë" në mënyrë që njerëzit të kujdesen për ta dhe ata të jenë në qendër të vëmendjes. Beverly mori 13 dënime të përjetshme.

Një rast më famëkeq është ai i infermieres së licensuar, Genene Jones. Ajo është e dyshuar për vdekjen e dhjetëra foshnjave dhe fëmijëve të vegjël gjatë viteve 1970 dhe 1980. Pak kohë pasi ajo u punësua, shumë foshnje filluan të humbnin jetën në rrethana të pashpjegueshme. Foshnje që vinin për kontrolle rutinë, përfundonin të vdekur.

Disa njerëz hyjnë në profesione të kujdesit shëndetësor për të fituar vëmendje ose një ndjenjë pushteti. Wolf dhe Donahue-Smith (2019) zhvilluan një studim cilësor mbi infermierët që vranë pacientë në institucionet e kujdesit shëndetësor. Helmimi me ilaçe ishte metoda më e shpeshtë dhe dominimi/fuqia motivi më i shpeshtë. Viktimat janë lehtësisht të disponueshme, atmosfera e kujdesit ngjall besim se të gjithë janë aty për t'u shëruar dhe më të rrezikuarit janë ata që nuk dinë ta kuptojnë.

Një studim i botuar në Journal of Forensic Sciences në 2006 ekzaminoi 90 raste nga 20 vende të ndjekjeve penale të profesionistëve të kujdesit shëndetësor midis viteve 1970 dhe 2006. 54 të pandehur ishin dënuar. Infermierët (meshkuj dhe femra) përbënin 86%.

Është e vështirë të imagjinohet një vend më i pamundur për vrasje seriale, sesa një repart i kujdesit për foshnjat, por shfaqja e punonjësve grabitqarë të kujdesit shëndetësor tregon nevojën për vigjilencë dhe masa të përmirësuara mbrojtëse. Ato mund të jenë të rralla, por ka ende arsye për vigjilencë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat