Nesër ndërrohet ora! Ç’duhet të dini

Ndryshe

Nesër ndërrohet ora! Ç’duhet të dini

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 21:06
Ilustrim

Ditën e nesërme rikthehet ora diellore. Në orën 3:00 të mëngjesit të 30 tetorit, akrepat do të zhvendosen prapa me 60 minuta, duke bërë që ora të shkojë 2:00.

Në këtë mënyrë do të fitojmë një orë më shumë dritë më tepër në mëngjes, por do të errësohet më herët pasdite.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit mars 2023, kur do të bëhet përsëri ndërrimi i orës në atë verore.

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian nisi diskutimet për lënien e orës verore gjatë gjithë vitit, por nuk u arrit një dakordësi.

Megjithatë, me krizën energjitike muajt e fundit, mund të rinisin diskutimet pasi nevoja për të kursyer energji tani është më e madhe se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat