Për herë të parë në histori, Arabia Saudite e bën festë ‘hallall’ Halloween-in

Ndryshe

Për herë të parë në histori, Arabia Saudite e bën festë ‘hallall’ Halloween-in

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:52
Foto nga vendngjarja

Arabia Saudite për herë të parë në histori ka organizuar festival për Halloween, një festë kjo dikur e ndaluar. Gjërat definitivisht po ndryshojnë për Mbretërinë pasi sundimtari i ri de fakto dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman ka prezantuar reforma për modernizimin e vendit.

Image
Foto nga vendngjarja

Festa e quajtur “Fundjava e frikshme” u zhvillua të enjten dhe të premten në Bulevardin e kryeqytetit saudit, Riadit.Të ftuarit u veshën me kostume të frikshme dhe pozuan për foto, të cilat pastaj u shpërndanë me të madhe në mediat sociale.

Megjithatë, festimi i Halloween në Arabi ka marrë kritika nga disa përdorues myslimanë të mediave sociale.

Ata kanë akuzuar institucionin fetar të Arabisë Saudite se ka standarde të dyfishta duke mos lejuar festimet e ditëlindjes së Profetit Muhamed, e njohur si El Mevlid.

Image
Foto nga vendngjarja

Derisa, njëri nga të pranishmit në festë shpjegoi se doli për ta festuar Halloween-in vetëm për t’u argëtuar.

“Veprimet bazohen në qëllime. Unë jam këtu vetëm për t’u argëtuar” -tha ai.Ndryshe, Halloween është një festë që festohet me 31 tetor, kur njerëzit festojnë duke veshur kostume që imitojnë heronjtë e filmave horror dhe superheronjtë.

Rasti lidhet me veshjen e maskave dhe rrobave të frikshme, si dhe me qeniet si fantazmat, shtrigat, vampirët, skeletet dhe macet e zeza.

Image
Foto nga vendngjarja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat