Gazetarit i ndodh e papritura në transmetimin live, nuk do ta besoni me çfarë u përball

Ndryshe

Gazetarit i ndodh e papritura në transmetimin live, nuk do ta besoni me çfarë u përball

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:06
Nicolas Krumm

Gjatë një raportimi live për vjedhjen e një shtëpie gazetari nga Kili Nicolas Krumm, është përballur me një të papritur. Një papagall u ul në shpatullën e tij dhe ia merr kufjen që gazetari kishte vendosur në vesh dhe fluturon, duke shkaktuar kështu për disa momente dhe ndërprerjen e transmetimit live.

Ai shihej në video duke i bërë shenjë kameramanit të tij që të fokusohej te mysafiri i papritur.Gazetari i habitur, i cili punon për Chilevision, u përpoq ta rimerrte sërish kufjen, por nuk ia doli, sepse papagalli u zhduk.

“Sapo më vodhi kufjen”, bërtiti gazetari i habitur.

Ai i shpjegoi më pas në studio: Ne po bënim një transmetim mesdite dhe ndjeva diçka pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë.

Ka njerëz që kalojnë vite duke trajnuar papagajtë për t’i bërë ata të qëndrojnë mbi supet e tyre. Papagalli na kishte parë nga kangjellat aty pranë dhe mendoj se kufja ime i kishte tërhequr vëmendjen e saj sepse po e shikonte atë me bisht të syrit para se ta merrte.

Më duhej të vazhdoja të flisja sepse ishim në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë. Pikërisht në momentin kur sigurohem që kameramani e ka parë papagallin, më merr kufjen.

Nuk ishte diçka që doja të komentoja në atë moment, sepse kishim të bënim me një temë të ndjeshme që ishte një vjedhje në banesë dhe e konsiderova si gjënë e duhur vazhdimin transmetimit”, ka thënë gazetari Nicolas Krumm.

Nicolas gjithashtu zbuloi se kameramani i tij kishte arritur të gjente kufjen aty pranë gjatë një kërkimi të mëpasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat