Goditi fqinjen me sallam në supermarket, dënohet me burg 27-vjeçarja

Ndryshe

Goditi fqinjen me sallam në supermarket, dënohet me burg 27-vjeçarja

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një grua është deklaruar fajtore dhe dënuar me burg pasi ka goditur me një sallam fqinjen e saj në supermarket.

Maneka Garner, 27 vjeç, nga Ohio u përball me komshien Precious Jackson, 37 vjeç dhe vajzën e saj, 7 vjeç, në një supermarket në South Euclid në maj 2021. Jackson kishte një urdhër mbrojtjeje ndaj Garner, por pavarësisht kësaj 27-vjeçarja mori një sallam që ishte tepër i rëndë dhe e goditi 10 herë në fytyrë gruan tjetër.

Sherri mes tyre nisi pasi Jackson pështyu Garnerin dhe kjo e fundit mori hak duke e goditur me sallam.

Image
Maneka Garner

Garner u deklarua fajtore të martën (8 nëntor) dhe u dënua me një burg të pezulluar për 30 ditë, një vit provë dhe një gjobë prej 155 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat