​Britaniku që për vite të tëra hiqte vetë dhëmbët e tij

Ndryshe

​Britaniku që për vite të tëra hiqte vetë dhëmbët e tij

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

David Sargent (50), një ish-kasap nga Leeds, Britani e Madhe, pohon se ai u detyrua të përdorte pincë ose të nxirrte dhëmbët me duar sepse nuk mund të vizitonte një dentist profesionist për 15 vjet.

Ky lajm i raportuar nga British Mirror, tronditi publikun britanik dhe shumë shpejt u bë viral.

Përkatësisht, ky britanik nuk ishte në gjendje të lakmueshme financiare, për këtë arsye nuk mundi të shkonte te dentisti privat, por priste që të urdhërohej përmes Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS).

Teksa me kalimin e kohës problemet me dhëmbët bëheshin gjithnjë e më shumë dhe dhimbja bëhej e padurueshme, ai vendosi ta merrte të gjithë këtë çështje në duart e tij.

“Nuk mund të merrja një dentist NHS për gati 15 vjet. Unë u përpoqa përmes një rekomandimi nga një mjek, por kjo nuk çoi në një dentist! Dikur përdorja pincë, si ato të mëdhatë, por shumicën e rasteve përdor vetëm “gishtat”, tha David.

Ai shton se nuk kishte probleme me infeksionet, madje edhe kur i dhembte plaga, gjithçka e zgjidhte me nja dy birra dhe Brufen.

Situata me stomatologët në Britani është shumë e vështirë, sepse NHS ka humbur një numër të madh mjekësh në dy vitet e fundit, shumica e të cilëve janë zhvendosur në sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat