Çfarë fshihet? Misteret e gropës më të madhe dhe më të thellë në botë

Ndryshe

Çfarë fshihet? Misteret e gropës më të madhe dhe më të thellë në botë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 10:01
Tiankeng do të thotë “Gropa Qiellore”.

Me përmasa 660 metra thellësi dhe me vëllim prej 130 milionë metra kub, Xiaoxhai Tiankeng i Kinës është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë.

Tiankeng do të thotë “Gropa Qiellore”. Ajo ‘bie’ në një botë të vërtetë të nëndheshme që është shtëpia e një ekosistemi të lulëzuar prej rreth 1285 llojeve bimore dhe shtazore, duke përfshirë gingon e rrallë dhe leopardin me re, shkruan BBC.

Përveç përmasave të pazakonta, formacioni është gjithashtu unik si një gropë me dy fole që mban dy kratere të bashkuar nga një buzë e pjerrët. Në sezonin e shirave, një ujëvarë rrjedh nga gryka e gropës, duke ushqyer një lumë nëntokësor dhe një rrjet shpellash në bazën e saj.

Ndërsa vendasit kanë ditur për gropat për shekuj me radhë, ajo u “zbulua” nga bota e jashtme vetëm në vitin 1994, kur eksploruesit britanikë u përpoqën të vëzhgonin sistemin e saj të shpellave nëntokësore të ngjashme me labirintin. Si rezultat, kjo nëntokë e thellë dhe e errët mbetet një nga misteret më të mëdha gjeologjike të Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat