​Misioni në Hënë i Emirateve të Bashkuara Arabe u nis me sukses

Ndryshe

​Misioni në Hënë i Emirateve të Bashkuara Arabe u nis me sukses

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 21:38
Ilustrim

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) thanë të dielën se roveri i tyre për të eksploruar Hënën u lëshua me sukses.

Rashid Rover, misioni i parë hënor i botës arabe, shpërtheu në bordin e raketës Falcon 9 të kompanisë amerikane SpaceX nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Udhëtimi i eksploruesit, nga nisja e tij deri në mbërritjen e tij në sipërfaqen e Hënës, do të zgjasë rreth pesë muaj, ndërsa misioni i tij kryesor eksplorues do të zgjasë mbi 14 ditë hënore.

“Emiratet e Bashkuara Arabe nisën eksploruesin Rashid, me qëllim uljen në Hënë, për të qenë i katërti në botë dhe i pari në botën arabe që zbarkon në sipërfaqen e Hënës, në rast se misioni do të kurorëzohet me sukses”, shkroi në Twitter sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nëse roveri Rashid ulet me sukses në Hënë, ai do të jetë misioni i parë hënor i botës arabe, duke e vendosur vendin e Gjirit si vendin e katërt që arrin në Hënë./AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat