Gati bebet artificiale? 100 mijë euro do të jetë kostoja për një të tillë

Ndryshe

Gati bebet artificiale? 100 mijë euro do të jetë kostoja për një të tillë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Tanimë do të kemi bebe laboratori! Kështu ka njoftuar studiuesi dhe shkencëtari Hashem Al-Ghaili, ku laboratori Ectolife e bën të mundur këtë gjë. Në Abc e Pasdites me Ermal Peçin në këtë diskutim morën pjesë Lindita Pano, Pranvera Xhafa dhe Alma Hasalami.

Lindita Pano që në fillim pohoi se është e tmerrshme, duke i dhënë në rastet kur nuk ka mundësi një çift që të bëhen prindër me fëmijë biologjikë atëherë mund të adoptojnë një.

“100 mijë euro do të jetë kostoja për një beb për t’i zgjedhur genet.

Gjithë embrionet e tjera që nuk ia dalin jepen për eksperimente ose hidhen, pra nuk i dihet fati. Ka plot fëmijë që që mund të adoptohen. Nuk duhet të na shqetësoj paragjykimi.

Çfarë duhet të na shqetësoj ne është dashuria dhe lumturia e familjes tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat