Ky 20-vjeçar nga Irani është zyrtarisht njeriu më i shkurtër në botë

Ndryshe

Ky 20-vjeçar nga Irani është zyrtarisht njeriu më i shkurtër në botë

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:51
Afshin Esmaeil Ghaderzadeh

Një 20-vjeçar nga Irani i quajtur Afshin Esmaeil Ghaderzadeh, ka hyrë në librin e "Rekordeve Guinness" si njeriu më i shkurtër në botë. Ai është i gjatë vetën 65,24 centimetra.

Afshin, i cili nuk ka mundur të ndjekë shkollën për shkak të dobësisë së tij fizike, është shprehur se përfshirja në librin e "Rekordeve Guinness" dhe fama e tij, do ta ndihmojë atë të kujdeset për prindërit e tij.

“Ëndrra ime është që të ndihmoj prindërit e mi. Tashmë që jam i famshëm në të gjithë botën, shpresoj të më ndihmojë të realizojë ëndrrën time”, është shprehur 20-vjeçari.

Ai është shprehur se nuk mund të lëvizë kurrë vetëm, por gjithmonë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa me botën është lidhur me anë të një telefoni që i dërgoi një shoku i tij, edhe pse ka vështirësi ta përdorë atë.

Afshin është njeriu i katërt më i shkurtër i verifikuar ndonjëherë nga Rekordet Botërore Guinness. Ai u dërgua në zyrën në Dubai, ku matjet u morën tre herë gjatë 24 orëve, duke rezultuar në lartësinë e saktë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat