Lumi i gjakut që del nga akullnaja tashmë nuk është më sekret, ja nga vjen

Ndryshe

Lumi i gjakut që del nga akullnaja tashmë nuk është më sekret, ja nga vjen

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një akullnajë e madhe në Antarktidë që nxjerr një lumë të kuq nga akulli, i quajtur "Fjalë e gjakut" është prej dekadash nën vëshgimin e studiuesve.

Fenomeni u zbulua për herë të parë nga gjeologu Griffith Taylor në vitin 1911. Në atë kohë, ai mendonte se algat e kuqe që jetonin në ujë ishin përgjegjëse për ngjyrën e kuqe të ujit.

Më shumë se një shekull më vonë, shkencëtarët zbuluan se çfarë e shkakton lumin e "gjakut": kripërat e hekurit që dalin nga akulli që bëhen të kuqe kur bien në kontakt me ajrin.

Në një studim të vitit 2017, shkencëtarët zbuluan se akullnaja Taylor u formua afërsisht 2 milion vjet më parë, duke bllokuar një liqen me ujë të kripur nën të. Miliona vjet më vonë, liqeni i lashtë ka arritur në buzë të akullnajës, duke nxjerrë ujin e kripur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat