Djathi parmixhano bëhet nga stomaku i viçit ose qengjit, shokohen njerëzit

Ndryshe

Djathi parmixhano bëhet nga stomaku i viçit ose qengjit, shokohen njerëzit

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Dashamirësit e djathit parmixhanin kanë mbetur të shokuar kur kanë zbuluar se si prodhohet ky lloj djathi.

Kjo pasi së fundmi është zbuluar se parmixhani nuk prodhohet njësoj si shumica e djathrave tradicionalë nga qumështi i lopës.

Në vend të kësaj, ky lloj djathi bëhet nga stomaku i një viçi ose qengji. Për të prodhuar parmixhan, qumështi kombinohet me kripën dhe mullëzën, e cila është enzima e marrë nga stomaku i kafshëve të vogla që zakonisht theren gjatë procesit.

Ky zbulim ka tronditur adhuruesit e djathit të cilët e cilësojnë si diçka të tmerrshme.

"E tmerrshme!

Uau, nuk e kisha dëgjuar kurrë këtë!

As unë kurrë nuk e dija, kjo është e neveritshme."

Megjithatë, shpresa nuk humbet për të gjithë dashamirësit e parmixhanit pasi shumë marka tani përdorin mullëz artificiale për të prodhuar këtë lloj djathi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat