Vajza që i bën “zbor” motorit: Më ndalojnë policët, por nuk më vënë gjoba

Ndryshe

Vajza që i bën “zbor” motorit: Më ndalojnë policët, por nuk më vënë gjoba

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 06:35
Leticia Djala

Kjo zhurmë është melodia më e bukur për 21-vjeçaren. Leticia ka thyer çdo tabu, duke u bërë ndër të paktat vajza, që nget një motor të shtrirë.

“Mundohem kur qarkulloj gjatë ditës vishem si çun, ndonjë ‘huddie’, tuta…mbulohem dhe është reagimi i policit kur të ndalon, që ua qenke gocë, nuk para vënë gjoba”, tregon Leticia Djala, motoriste.

Motori për Letician ka qenë një rastësi e bukur, ose siç ajo e konsideron dashuri me shikim të parë.

“Për më të lehtësuar pak ikjen në shkollë, vajtja në punë. Pastaj gjatë kohës edhe profesionistë kur vajta ta mësoja, më thoshin që shiko je shumë mirë, arrin të mbash balancën. Aty e shikon që je e mire në atë gjë. Avash-avash e pashë vetën duke garuar tek sheshi”, thotë ajo.

Pasionet e 21-vjeçares janë të shumta dhe aspak nuk lidhen me njëra-tjetrën. Ajo studion për arkitekturë, punon si instruktore palestre dhe së fundi njihet si motoriste.

Familja ka thuajse një muaj që ka zbuluar talentin e ri të të voglës së tyre.

Për t’i prezantuar prindërve dashurinë  e re, iu desh të bënte shumë sakrifica.

“Vija me makinë në punë, parkoja makinën merrja motorin, në darkë, parkoja motorin, merrja makinën, ikja në shtëpi”, tregon 21-vjeçarja.

Kur vajzat e duan diçka, e arrijnë dhe janë të zonja në atë që bëjnë. Leticia është shembulli…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat