Argëtimi kthehet në ferr në Kinë, ja çfarë ndodhi në parkun e lojërave

Ndryshe

Argëtimi kthehet në ferr në Kinë, ja çfarë ndodhi në parkun e lojërave

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Kaosi mbizotëroi në një park argëtimi në provincën Hebei të Kinës kur pasagjerët në një rollercoaster mbetën në ajër për shkak të një ndërprerjeje të energjisë.

Videoja që është bërë virale në mediat sociale kineze ditët e fundit, tregon rollercoaster-in që lëviz drejt majës kur ndalon papritur për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike. Pasagjerët ishin me kokë poshtë për rreth 20 minuta në parkun argëtues më 6 qershor.

Ekspertët ia atribuojnë ndërprerjen e energjisë mbingarkesës së rrjetit për shkak të nxehtësisë.Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, Kina po kalon periudhën më të gjatë të temperaturave të larta që nga viti 1961. Në Jiangsu, në pjesën lindore të vendit, është aq nxehtë sa temperatura e sipërfaqes së rrugës po arrin në 68 gradë Celsius. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për rrezikun e plasjes së gomave të automjeteve.

Në të njëjtën kohë, përmbytjet goditën pjesën veriperëndimore dhe të thatë të Kinës të mërkurën. Numri i të vdekurve  prej tyre, i cili u rishikua sot, është të paktën 18, ndërsa 13 janë të zhdukur, sipas rrjetit televiziv kombëtar CCTV.

Këto përmbytje shkaktuan rrëshqitje dheu në një zonë malore dhe devijuan rrjedhën e lumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat