E pazakontë/ 27-vjeçarja zhvishet nudo në avion dhe kafshon policin

Ndryshe

E pazakontë/ 27-vjeçarja zhvishet nudo në avion dhe kafshon policin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një fluturim i Lufthansa nga Mynihu në Sofje u vonua tre orë e gjysmë pasi një pasagjere femër u zhvesh në bord, filloi të bërtiste dhe të kafshonte një oficer policie.

Sipas policisë gjermane, pasagjerja, një 27-vjeçare me origjinë bullgare, u zhvesh para nisjes së fluturimit mbrëmjen e së premtes dhe vazhdoi të bërtiste pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta qetësuar.

Njëri prej tyre ka tentuar ta mbulojë pasagjeren e zhveshur me batanije, por ajo e kafshoi në krahun e majtë. U desh të ndërhynin oficerë të tjerë policie për të larguar pasagjeren nga avioni.

Pasi e dërgoi fillimisht në stacionin e policisë, ajo u dërgua më pas në një spital në Taufkirchen. Ajo u akuzua për kundërshtim dhe sulm të autoriteteve. Oficeri kërkoi kujdes mjekësor dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte turnin e tij, ndërsa avioni më në fund u ngrit pas tre orësh e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat