Eksperti tregon se çfarë duhet të bëni nëse shohim një peshkaqen në plazh

Ndryshe

Eksperti tregon se çfarë duhet të bëni nëse shohim një peshkaqen në plazh

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Disa javë më parë, një video e tmerrshme u bë virale. Një peshkaqen sulmoi dhe vrau një turist rus në një plazh në Hurghada të c.

Por, çfarë duhet të bëjmë në rast të një sulmi nga një peshkaqen? Një ekspert spanjoll, profesor në Biologjinë Detare nga Universiteti i La Laguna, jep disa këshilla se si duhet të veprojmë nëse kemi fatin e keq të rastisim përballë një peshkaqeni aty ku bëjmë plazh.

Fillimisht, sipas tij, duhet të theksojmë se në plazhet evropiane nuk ka specie të rrezikshme peshkaqenësh dhe për këtë arsye nuk rrezikohemi.“Plazhet më të rrezikshme janë ato në brigjet e Floridës, brigjet e Afrikës së Jugut dhe brigjet e Australisë. Gjithashtu në Egjipt. Por, veçanërisht në tre të parat ndodhin pothuajse 90% e sulmeve në mbarë botën. Janë zona ku mbi të gjitha ka një pasuri të madhe ushqimore. Janë ujëra shumë të pasur dhe këta grabitqarë të mëdhenj jetojnë atje sepse ka një sasi të madhe ushqimi”, thekson Pedro José Pascual Alayón.

Sipas tij, nëse një peshkaqen na sulmon në plazh, nuk duhet të shtangemi, por duhet të lëvizim shumë: “Duhet të përballeni me të duke shkelmuar, duke bërtitur dhe të mos e humbisni kurrë nga sytë. Duhet të bëni rezistencë, sepse edhe peshkaqeni ka frikë nga ju. Peshkaqeni nuk kërkon të ketë konflikte me gjahun e tij. Peshkaqeni ju teston fillimisht për të parë nëse jeni i rrezikshëm apo jo. Nëse tregoni se nuk jeni pre e dobët, se do të luftoni për mbijetesën tuaj, se do t’i krijoni probleme, ai mendohet dy herë”.

Por, eksperti nënvizon se që të shmangim sulmin, “nuk duhet të notojmë vetëm sepse peshkaqenët kërkojnë pre të izoluar”.

“Kjo është arsyeja pse ata nuk sulmojnë grupe njerëzish. Ata hutohen dhe nuk dinë cilin të zgjedhin. As mos notoni natën, sepse atëherë janë më aktivë. Nuk duhet të notoni as në zona oqeanike larg bregut”, thekson eksperti spanjoll i marinës.

A është veprimi i duhur noti drejt bregut? Eksperti përgjigjet: “Gjëja e parë është të mos e humbisni peshkaqenin nga sytë. Nëse ai po ju kthehet, po kërkon t’ju sulmojë. Gjëja e parë është të mos ikësh, sepse nëse ikën, ai do të të vihet nga pas. Nëse e shihni që po largohet, gjëja e parë që duhet të bëni është të gjeni sa më shpejt bregun dhe të largoheni. Nëse e sheh që ju afrohet, duhet të mbrohesh duke shkelmuar ose duke goditur me ndonjë objekt që ke në dorë. Në këtë mënyrë, mbroni veten dhe, kur ta shihni duke u larguar, dilni sa më shpejt nga deti”./A2CNN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat