Youtuberi bleu Ferrarin e ri për 421,000 dollarë, e “prishi” që në ditën e parë

Ndryshe

Youtuberi bleu Ferrarin e ri për 421,000 dollarë, e “prishi” që në ditën e parë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 07:24
YouTuberi Jake Paul

Një Ferrari i ri nuk “nuk e kishte jetën e gjatë” pasi u gjend në duart e YouTuber-it të njohur.

Sipas mediave të huaja, YouTuberi Jake Paul pagoi 421,000 dollarë *rreth 385,000 euro) për një Ferrari të ri 296 GTB.

Ai zgjodhi kopjen e verdhë dhe menjëherë pas dorëzimit u nis me makinën e tij për ta provuar atë.

Por fati nuk ishte me të dhe as veturën e tij, pasi siç thuhet e “prishi” atë që në ditën e parë.

Në të njëjtën kohë, është e qartë se makina nuk është pjesë e një koleksioni të ardhshëm, por ai e bleu për ta shijuar dhe sigurisht për të rritur popullaritetin e saj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një Ferrari 296 GTB mjaft të mahnitshëm i cili nga 0-100 km/h arrin për 2,7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale mbi 320 km/h.

Është e paqartë nëse Jake e rregulloi supermakinën … apo thjesht e parkoi në garazhin e rezidencës së tij të re prej 15+ milionë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat