Martohet dhe vdes brenda 10 minutash

Ndryshe

Martohet dhe vdes brenda 10 minutash

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:32
Fotografi e ilustruar

Nga lumturia në tragjedi në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Në dhjetë minuta, një dhëndër me emrin Toraze Davis, vdiq në dasmën e tij pasi u martua me Johnnie Mae Davis, në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që do të ishte dita më e lumtur e jetës përfundoi në një tragjedi”, tha një nga të ftuarat në dasmë për rrjetin televiziv amerikan ABC. Pavarësisht se ai u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. Shkaku i vdekjes, një mpiksje gjaku.

Një nga shoqërueset e nuses, Jewel Roberson, tha: “Vajza u martua dhe mbeti e ve brenda 10 minutash”.

Pas asaj që ndodhi, miqtë e çiftit aktivizuan një mbledhje fondesh me qëllim që të ndihmonin nusen për të përballuar shpenzimet e varrimit. Televizioni i lartpërmendur e vlerësoi shumën e grumbulluar në 12 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat